09:33 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosova, shteti i vetëm pa humbje në Evropë në 2018 dhe 2019

Pavarësisht barazimit me Bullgarinë, Kosova në përgjithësi po kalon një moment historik.

“Dardanët” janë në seri prej 12 ndeshjeve pa humbje prej të cilave kanë 8 fitore dhe 4 barazime, shkruan Indeksonline.

Nga të gjitha shtetet evropiane kemi serinë më të gjatë pa humbje dhe jemi kombëtarja e vetme që nuk kemi pësuar humbje në vitin 2018 dhe 2019.

Kujtojmë që Rumania e mbylli 2018-tën pa humbje, por ata u mposhtën të shtunën me rezultati 2-1 nga Suedia në kualifikime për kampionatin evropian.

Ndryshe, Kosova humbjen e fundit e ka pësuar kundër Islandës në tetor të vitit 2017.

/Indeksonline/