75 Mall Live Search
17:25 / E Diele, 23 Janar 2022 / AR

Kosova shtrëngoi masat, për një javë 4 viktima e mbi 15 mijë raste

Ditëve të fundit në Kosovë janë shënuar mijëra raste me Covid-19. Vetëm gjatë javës së fundit 15,312 persona rezultuan pozitiv me këtë virus.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, në raporte ditore, shkruan Indeksonline.

Brenda kësaj periudhe kohore, fatkeqësisht kanë vdekur katër persona. Mirëpo 2054 të tjerë janë shëruar.

Në luftimin e Covid-19, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të cilat do të vlejnë deri më datë 4 shkurt 2022.

Sipas vendimit në fuqi, veprimtaritë biznesore do të punojnë deri në orën 21:00.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve fillon nga ora 22:00 deri në 05:00.

Qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-Covid apo dy doza dhe testin PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë./Indeksonline/