“Kosova si vend që ka përjetuar luftën, mund të dërgoj një mesazh të fortë se sa e rëndësishme është paqja”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti në takim kryesuesit e Federatës së Paqes Universale (Universal Peace Federation).
Në këtë takim takim, Dr. Katsumi Otsuka, Kryesues i Federatës së Paqes Universale për Evropë dhe Lindje të Mesme, dhe Dr. Jacques Marion, President i Federatës së Paqes Universale për Evropë dhe Lindje të Mesme, uruan kryeministrin për detyrën, duke u shprehur të bindur në aftësitë e tij për të përmbushur këtë detyrë me sukses për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Kryeministri theksoi fokusin e Qeverisë në rritje ekonomike edhe zhvillim të ekonomisë si dhe synimin për të tërhequr investime të huaja direkte. Ai i njoftoi me rritjen e të hyrave tatimore për rreth 1/3 dhe rritjen ekonomike dyshifrore.
Duke folur për situatën me menaxhim të pandemisë, kryeministri i njoftoi për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit. Deri tani me një dozë janë vaksinuar mbi 64 për qind e popullatës së planifikuar për vaksinim, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 56 për qind.
U pajtuan që paqja po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, ndërsa theksuan rëndësinë e studimit të paqes nga të rinjtë.
U tha se Kosova si vend që ka përjetuar luftën, mund të dërgoj një mesazh të fortë se sa e rëndësishme është paqja.
Kryesuesit e Federatës së Paqes Universale bën të ditur se Kryeministri i Kamboxhias së shpejti do t’i dërgojë ftesë zyrtare kryeministrit Kurti për Samitin e radhës të paqes, që do të mbahet në Seul.