Kosova siguron 3 medalje tjera në karate
Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka siguruar edhe 3 medalje tjera në kampionatin mediterian që po zhvillohet në Antali të Turqisë.
Benjamin Shabani ka siguruar të paktën medaljen e argjentë pasi që ka siguruar finalen, ndërsa Albulena Gërvalla dhe Donita Elshani kanë fituar medaljen e bronztë. Ky është njoftimi i fundit nga Federata e Karatesë:
Edhe në ditë e dytë lajme te mira për Përfaqësuesen e Kosovës në Karate nga Kampionati i Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë
Benjamin Shabani, finalist dhe Albulena Gervalla e Donita Elshani te bronzta
Benjamin Shabani arrit deri në finale në kategorinë deri 75 kilogram, ku pritet pas një ore finalja, kurse Albulena Gervalla e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogram U21, si dhe Donita Elshani po ashtu e bronztë në kategorinë deri 68 kilogram U21.
Suksese edhe në finale Benjamin Shabani.
Urime Kosovë, urime kryetar i FKK-së Ismet Krasniqi dhe gjithë bordit drejtues.

