75 Mall Live Search
13:44 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / Gj Sh

Kosova siguron edhe një medalje në Podgorica Junior European Cup, Laurinë Gashi arrin në finale

Kosova ka siguruar edhe një medalje në  “Podgorica Junior European Cup 2025”.

Pas Enise Zijade, edhe xhudistja Laurinë Gashi ka arritur në finale, ku do të luftojë për medaljen e artë.

Në gjysmëfinale Laurinë mposhti me Ippon, Valentina Zivkovic nga Kroacia.

Në finale ajo do të ndeshet me Libi Becker nga Izraeli./IndeksOnline/