75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kosova s’merr pjesë në Rusi, Driton Kuka: Nuk heqim dorë nga simbolet shtetërore

Xhudistet tona pritet të mungojnë në Mastersin e më të mirëve,që më 16 dhe 17 dhjetor mbahet në St. Petersburg të Rusisë, pasiqë Kosovës iu është kërkuar të garoj pa simbole shtetërore por me flamur të Federatës Botërore.

Trajner i njohur i xhudos, Driton Kuka, përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar që Kosova ka marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Jashtme e Rusisë, se nuk do të lejohet të marrë pjesë si shtet në këtë garë.

Kuka ka thënë që këtë zgjedhje të tyre nuk do ta pranojnë.

Ky është reagimi i tij i plotë:

“Mastersi pa Kosovën!
Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilen zgjedhje nuk do e pranojmë!
Përfundimisht sot nga Ministria e punëve të jashtme e Rusisë erdh përgjegje zyrtare që Kosova nuk do lejohet të marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët në çdo kategori –
The best of the best!
Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundi të arta nga Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezentojnë shtetin tonë!
Heroinat tona prapë po hasin në barriera politike por ne prapë do punojmë me përkushtim ma tutje pavarësisht pengesave!
Fotot triumfale nga gara e fundit në Hagë e dy Koloseve tona! ” /IndeksOnline/