75 Mall Live Search
23:10 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Gj Sh

Kosova sonte fitoi një ”yll”, Albian Hajdari më i vlerësuari kundër Sllovenisë

Pavarësisht barazimit 0-0 me Slloveninë, Kosova sonte fitoi një ”yll” të ri, i cili ka të ardhmen përpara.

Mbrojtësi i talentuar, Albian Hajdari i cili aktualisht luan te skuadra gjermane Hoffenhaim, javën e kaluar pranoi ftesën e Kosovë, derisa sonte bëri debutimin në ”Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

Por 22-vjeçari sonte pati një paraqitje fantastike duke qënë një ”mur” i pathyeshëm në mbrojtje.

Ai u vlerësua si futbollisti me notën më të lartë në ndeshjen ndaj Sllovenisë, nga faqja e njohur, Sofascore.

Hajdari kishte notën 7.7, derisa pas tij u vler%sua portieri Aro Muric, me notë 7.5./IndeksOnline/