75 Mall Live Search
08:21 / E Premte, 22 Mars 2024 / G T

Kosova sot luan miqësoren e parë me trajnerin Foda

Kombëtarja e Kosovës sot luan miqësoren e parë gjatë vitit 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Armeninë.

Trajneri gjerman, Franco Foda do ta udhëheq ekipin “Dardan” për herë të parë, shkruan Indeksonline

Në konferencë për media gjatë ditës së djeshme, Foda u shpreh i gatshëm për ta fituar këtë ndeshje, duke thënë se gjithë lojtarët i ka në formë të mirë fizike.

Në anën tjetër, te Kombëtarja e Armenisë rreziku kyesor pritet të jetë, Henrikh Mkhitaryan, i cili po kalon një sezon fantastik te Interi në Serie A.

Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan” në Yerevan të Rumanisë nga ora 17:00./Indeksonline/