08:42 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kosova sot luan ndaj Ishujve Faroe, ndeshja e fundit për këtë vit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sot luan ndeshjen e fundit për vitin 2022.

“Dardanët” do të jenë nikoqir të Ishujve Faroe në një ndeshje miqësore, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 18:00.

Kosova ka luajtur edhe një ndeshje tjetër miqësore para tre diteve, ku është përballur me Armeninë, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 2-2./IndeksOnline/