Kosova sot luan ndeshjen e fundit për Kampionatin Evropian

Vashat e Kosovës në Basketboll, sot do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit ndaj Norvegjisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, raporton Indeksonline.
Ndeshja do të luhet në Qipro, ku po mbahet Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, duke filluar në ora 15:00.

Vashat e Kosovës kanë një fitore (ndaj Andorrës) dhe dy humbje, nga Malta dhe Qipro, kurse Norvegjia ka një fitore dhe një humbje.
Qipro dhe Malta deri më tani kanë nga dy fitore, kurse Andorra ka tri humbje. Ky kampionat përfundon të dielën (nesër), ku do të vendoset përfundimisht renditja e grupit.
Kjo është hera e dytë që Kosova po luan në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Edicionin e kaluar ishte renditur në vendin e tretë./Indeksonline/