Kosova sot përfaqësohet me një shigjetare në Lojërat Evropiane
Deri sot Kosova është përfaqësuar mjaft mirë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Xhudistet kanë arritur të rrëmbejnë të gjitha medaljet e mundshme.
Majlinda Kelmendi doli e artë duke u shpallur kampion i Evropës për herë të 4-të.
Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë ndërsa Loriana Kuka të bronztën.
Boksieri Patriot Behrami siguroi plasmanin në çerekfinale. Sot Kosova do të përfaqësohet vetëm nga Ardita Fejzullahu.
Shigjetarja jonë garon në fazën eliminuese të disiplinës hark olimpik (recurve).
Ardita sfidon britaniken, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales. /Indeksonline/