Kosova stoliset me medalje të bronztë, fiton ndaj Shqipërisë
Kombëtarja e Kosovës për të amputuar e ka mbyllur fazën e grupeve në Nations League Amputee – Divisioni D, me fitore ndaj Kombëtares së Shqipërisë 5:0.
Kësisoj, Kosova përfundoi në vendin e tretë dhe u stolis me medaljen e bronztë.
Një eksperiencë e vlefshme ndërkombëtare dhe një hap i rëndësishëm për konsolidimin e ekipit tonë në arenën evropiane në futbollin e amputuarve.

