09:49 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

‘Kosova të plotësojë kriteret e fundit për liberalizim të vizave’

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mbeten dy kushtet e fundit për tu plotësuar, në mënyrë që Kosova të sigurojë liberalizimin e vizave, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

“Kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere. Kjo i takon Qeverisë së Kosovës. Nga ana jonë, zotimi është i qartë. Një hap është kryer. Komisioni (Evropian) është i gatshëm që të bëjë rekomandimin për liberalizim të vizave, sapo të kryhen këto çështje”, tha Danielsson.

Deklaratat e tilla, zoti Danielsson i ka bërë sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë nisur Programin për Reforma Ekonomike./rel