75 Mall Live Search
18:33 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova tregon shpirt luftarak, fiton pikën e parë historike në kampionatin botëror

Pas tri ndeshjeve të humbura nga Kosova U21 në kampanjën e tyre të parë në Kampionatin Botëror, djemtë tanë e kanë gjetur rrugën te pikët.

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të barazojë me Bahrenin 29:29 duke e fituar një pikë, të parën në histori, shkruan Indeksonline.

Ishte një barazim i merituar duke marrë parasysh faktin se Kosova ishte duke humbur 28:25 kur kishin mbetur vetëm edhe tre minuta para përfundimit të ndeshjes./Indeksonline/