15:36 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosova U-15 mban kampin e fundit për këtë vit në Zvicër, synon zbulimin e talentëve të rinj

Federata e Futbollit e Kosovës po mban një kamp për talentët U-15 në Zvicër.

Ky kamp ka si qëllim zbulimin dhe identifikimin e talenteve në këtë shtet.

Kampi ka filluar sot, kurse do të zgjas dy ditë.

Gjatë këtyre dy ditëve, do synohet identifikimi i talenteve të ri U-15 që në të ardhmen do të mund të jenë kandidat të mundshëm për të përfaqësuar Kosovën.

Kampe të tilla mbahen pothuajse në shumë vende të Evropës ku jetojnë shumë shqiptarë nga Kosova.