75 Mall Live Search
16:54 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Kosova U-19 pëson humbje të thellë nga Austria U-19 në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës U19 i nisi me humbje kualifikueset e Europianit 2025.

Dardanët e rinjë u mposhtën me rezultat të thellë nga Austria U19, me rezultat 0-4, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe selektori i Përfaqësues A të Kosovës, Franco Foda.

Phillip Verhounig shënoi dy gola, dhe nga një e shënuan Leon Grgic dhe Oghenetejiri Adejenughure.

Kjo ishte ndeshja e parë për Kosovën U19, ndërsa pas tre dite do të përballet me SpanjWn U19./IndeksOnline/