Kosova U-21 bëhet gati për kualifikimet në EURO 2021
Ekipi kombëtar U-21 i Kosovës do t’i fillojë të hënën, më 27 maj, përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorrës dhe Turqisë, në Prishtinë.
Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku përveç këtyre dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria. Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Flamurtarit.
Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorrës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do ta presin Kombëtaren e Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në ciklin e saj të parë kualifikues Kosova U21 pati paraqitje mbresëlënëse në një grup tejet të vështirë ku ishin Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi, të hënën, në orën 15:00, do të mbajë konferencë për media në selinë e FFK-së, ku do ta shpallë edhe listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.
Agjenda e plotë e Kombëtares U-21:
27 maj, ora 17:00
28 maj, ora 17:00
29 maj, ora 17:00
30 maj, ora 17:00
1 qershor, ora 17:00
2 qershor, ora 10:30 dhe 17:00
3 qershor, ora 17:00
6 qershor, ndeshja Andorrë U21 – Kosovë U21
8 qershor, ora 17:00
9 qershor, ora 17:00
10 qershor, ora 17:30 (stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”
11 qershor, ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21, në stadiumin “Fadil Vokrri”