Kosova U16 humb thellë nga Islanda

Kosova përfundoi fazën e grupeve në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B në basketboll.
Ata u mposhtën nga Islanda me rezultat 100:47 në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Islandezët u treguan më të mirë nga fillimi deri në fund, duke fituar dy çerekët e parë 25:14 dhe 19:14, e duke krijuar epërsi para pjesës së dytë.
“Dardanët” u munduan të rikthehen, por pjesa e dytë ishte vendimtare për këtë takim, pasi Islanda fitoi bindshëm çerekun e tretë 25:8 dhe të fundit 31:11.
Me këtë takim, Kosova e mbyll fazën e grupeve dhe tani përgatitet për ndeshjet e plasmanit.