Kosova U17 publikon listën me futbollistët e ftuar për tre ndeshjet e muajit tetor

Kosova U17 do të zhvilloj tre ndeshje gjatë muajit tetor, të vlefshme për raundin e parë kualifikues për Evropianin U17.
Dardanët U17 janë pjesë e Grupit 4 me Belgjikën, Kazakistanin dhe Ukrainën, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i kombëtares U17, Arbnor Morina ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këto tre ndeshje.
Kosova me 9 tetor do të luaj kundër Ukrainës, me 12 tetor ndaj Belgjikës dhe me 15 tetor kundër Kazakistanit./IndeksOnline/
