20:34 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kosova U18 arrin në finale

Basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës U18 duke e mposhtur Irlandën U18 në gjysmëfinalen e zhvilluar sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, kanë arritur në finale të Kampionatit Europian të Divizionit C për grupmoshat U18.

Kosova U18 ka bërë lojë më të mirë në pjesë të parë, ku çerekun e parë e fitoi 21- 16 e të dytin 18-14 për të krijuar avantazh 9 pikësh në fund të 20 minutave të para lojë.

Në pjesë të dytë, ndeshja shkoi shumë ngushtë, por Kosova U18 e drejtuar nga selektori Ibrahim Karabeg, nuk ka lejuar të befasohet dhe në fund me rezultatin përfundimtar 69-55, arriti fitoren.

Kapiteni Erhan Sholla ka qenë lojtari më i vlefshëm i skuadrës sot. Ai përfundoi ndeshjen me 15 pikë, 13 kërcime dhe 3 asistime.

14 pikë e 10 kërcime shtoi Rilind Krasniqi, ndërsa 13 të tjera i dha Leon Neziri, bashkë me 9 kërcime e 4 asistime.

Edhe Rron Ukaj përfundoi takimin me doubledouble, 12 pikë, 11 kërcime.

Irlanda U18 kishte përfunduar Grupin A me 4 fitore nga 4 ndeshje dhe ishte favorit para ndeshjes ndaj Kosovës U18.

Kosova U18 në finale do të takohet me fituesin e përballjes Qipro U18 – Monako U18 që luhet sonte prej orës 19:30.

Shpresat e Kosovës kanë pasur Qipron U18 në Grupin B, prej të cilëve ishin mposhtur në fund të takimit.

Temat: