75 Mall Live Search
12:34 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova U18 në basketboll debuton ndaj Hungarisë

Sot fillon Kampionati Evropian, Divizioni U18, për meshkujt në Oradea të Rumanisë.

Kosova është në një grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë. 

Ndeshja e parë është ndaj Hungarisë nga ora 15:15, sipas kohës në Kosovë, derisa synimi i basketbollistëve të Kosovës është të tregojnë ndeshje të bukura në këtë kampionat dhe të fitojnë përvojë.

Ndeshjet ku Kosova shihet si e përafërt me kundërshtarët janë ato ndaj Austrisë dhe Portugalisë. Sidoqoftë, Dardanët e rinj nuk kanë presion dhe udhëtojnë për të përfaqësuar sa më mirë vendin në këtë Evropian.

Orari i Kosovës

E premte (26 korrik)

15:15 Kosova-Hungaria

E shtunë (27 korrik)

15:15 Suedia-Kosova

E diel (28 korrik)

13:00 Kosova-Austria

E hënë-pushim

E martë (30 korrik)

19:45 Bjellorusia-Kosova

E mërkurë (31 korrik)

19:45 Portugalia-Kosova