75 Mall Live Search
18:26 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / G T

Kosova U18 në hendboll triumfon në garën “IHF Trophy”

Kosova U18 në hendboll triumfon në garën “IHF Trophy” për zonën e Evropës dhe kualifikohet për garën interkontinentale, ku synon kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Djemtë tanë sonte mundën në finale Bullgarinë, në takimin e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Urime Kombëtares dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës për suksesin e radhës.