Kosova U19 fiton turneun në Itali, në finale e mposhti Lazion

Kombëtarja e Kosovës U19 është fituese e turneut “Roma Caput Mundi”.
Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua sot në kryeqytetin italian, Dardanët U19 e kanë mundur Lazion U19, me rezultat 2:1, duke u konfirmuar për herë të dytë radhazi kampion të këtij eventi.
Lider i skuadrës U19 ishte talenti i Besës së Pejës, kapiteni Blerjon Avdimetaj që ishte një nga djelmoshat që regjistroi paraqitje fantastike.
