Kosova U20 fiton miqësoren ndaj Katarit U20, shkëlqen Bajraktari
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U20 ka shënuar fitore 3:0 ndaj Katarit U20.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u zhvillua kjo miqëosre, ku shkëlqyen futbollistët e trajnerit, Bekim Isufi, shkruan Indeksonline

Golat në pjesën e parë i shënoi mbrojtësi i krahut, Omer Bajraktari (2).
Kurse në pjesën e dytë, u shënua vetëm një gol. Ishte Ermir Qetaj që realizoi për 3:0 në minutën e 59’të.
Mysafirët mbeten me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua, Robert Jospeh Oluw Atobi./Indeksonline/

