Kosova U21, 5 humbje, 1 gol i shënuar e 15 të pranuar

Kosova U21 sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pësuar humbje nga Austria U21 me rezultat minimal në 0:1.
Djelmoshat e Prekazit i shuan ëndrrat përfundimisht për një kualifikim në evropianin 2021, shkruan IndeksOnline
Me golin e Grull në minutën e 85’të të takimit, Austria paketoi edhe 3 pikë ndaj Kosovës, ndërkaq Kombëtarja jonë nuk fitoi asgjë.
Madje Kosova U21 aktualisht regjistron 5 humbje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka pranuar plotë 15.
