75 Mall Live Search
19:15 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kosova U21 – Austria U21: Challandes i pranishëm në “Fadil Vokrri”

Tashmë është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Austrisë U21, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

Në këtë ndeshje nuk ka munguar prezenca e selektorit të Kombëtares A, Bernard Challandes që mbrëmë me djelmoshat tanë humbi ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin final në 2:1, shkruan IndeksOnline

Challandes po përcjell Kombëtaren U21, kjo për të shikuar nëse ndonjë futbollistë mund të jetë si ndihmesë për Kosovën A në dy ndeshjet e radhës.