75 Mall Live Search
20:57 / E Martë, 12 Shtator 2023 / C E

Kosova U21 dorëzohet në fund, mposhtet nga Gjermania

Kosova U21 ka pësuar humbje nga Gjermania me rezultat 0-3 në ndeshjen e fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian U21.

Dardanët iu bënë ballë gjermanëve deri në 15 minutat e fundit kur edhe e lëshuan lojën nga dora.

Golat për Gjermaninë i shënuan, dy Moukoko (74’ & 78’) dhe një tjetër nga Kleine-Bekel (89’).

Pas dy ndeshjesh, Kosova është në vendin e katërt me tri pikë. /IndeksOnline/