Kosova U21 e fortë për Maqedoninë e Veriut U21, fiton në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U21 ka shënuar fitore në miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U21.
“Dardanët” e trajnerit Afrim Tovëlrani si mysafir fituan me shifrat 3:1, shkruan Indeksonline
Pjesa e parë u mbyll me barazim 1:1, kurse në të dyten “Dardanët” treguan performancë më të mirë duke shënuar dy gola.
Kosova U21 do të luaj edhe një miqësore tjetër ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup. E dyta do të jetë më datën 17 nëntor nga ora 12:00./Indeksonline/