Kosova U21- e gatshme për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Përfaqësuesja e Kosovës U21, ka mbajtur një konferencë shtypi në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë.
Trajneri Rafet Prekazi e cilësoi këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme, duke e ditur se fitorja në këtë rast, do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.
“Sa i përket ndeshjes me Shqipërisë është ndeshja e radhës, i kemi disa probleme me lojtarët tanë. Sikur edhe çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje kemi me shkue e me lujt me moton me krenari dhe përgjegjësi të madhe “, tha Prekazi.
Më poshtë mund të shihni listën e të të ftuarve nga Rafet Prekazi. Ndeshja midis Kosovës dhe Shqipërisë luhet më 15 tetor./Indeksonline/
