75 Mall Live Search
19:13 / E Hënë, 29 Mars 2021 / OSH

Kosova U21 e lëshon fitoren në fund, barazon me Katarin U23

Kombëtarja e Kosovës U21 nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Katarit U23.

“Dardanët” në miqësoren kundër Katarit barazuan me rezultat 2:2, transmeton Indeksonline.

Edhe pse e kishin epërsinë e dy golave, Kosova nuk ka arriti që të fitoi. Goli i parë erdhi në minutën e 6-të, ku Veton Tusha kaloi në epërsi “Dardanët”.

Pastaj në minutën e 49-të, Valmir Veliu arriti të shënoi një gol të bukur dhe e thelloi epërsinë në 0:2.

Kur u mendua se Kosova U21 do ta fitonte ndeshjen, Katari arriti të befasoi në fund. Në minutën e 76-të, Katari ngushtoi epërsinë e pastaj në të 87-tën barazoi gjithçka.

Kosova U21 zhvilloi dy ndeshje miqësore me Katarin në Doha gjatë këtij muaji. Të parën e humbën me rezultat 2:0./Indeksonline/