18:34 / E Martë, 17 Tetor 2023 / C E

Kosova U21 e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Bullgarisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Bullgarisë U21 dhe Kosovës U21, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2025”.

45 minutat e parë janë mbyllur me epërsinë minimale të “Dardanëve” 0:1.

Golin për Kosovën U21 e shënoi Ardit Tahiri, në minutën e tetë.

Sulmuesi i Dritës golin e shënoi nga pika e penalltisë.