Kosova U21 e mrekullueshme, i fillon me fitore kualifikimet

Kosova U21 i ka filluar me fitore kualifikimet për Euro U21.
Dardanët kanë mposhtur bashkëmoshatarët e tyre të Andorës me rezolutat 2-0, shkruan Indeksonline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Dion Berisha në minutën e 82-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Mark Marleku vetëm tre minuta më vonë.

Me këtë fitore, Kosova është në vendin e dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e parë. /IndeksOnline/


