Kosova U21 mëson rivalët për kualifikimet në Europian, short aspak i lehtë

Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës ka përcaktuar edhe 9 grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë.
Kosova do të jetë pjesë e grupit D bashkë me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë e Estoninë.

Shqipëria U-21 është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.
Ndeshjet e fazës kualifikuese të Europianit U-21 do të nisin në datën 20 mars 2023 dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s./Indeksonline/
