75 Mall Live Search
21:14 / E Premte, 11 Tetor 2024 / Gj. Sh

Kosova U21 mposhtet thellë nga Polonia

Përfaqësuesja e Kosovë U21 ka pësuar humbje të thellë nga Polonia, në kualifikueset për Kampionatin Evropian U21.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ishte 0-4, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja polake të katërt golat i shënoi në pjesën e parë.

Ndeshjen e radhës Kombëtarja e Kosovës U21 do ta zhvillojë kundër Estonisë U21 më 15 tetor.

Kosova nga nëntë ndeshje të zhvilluara, ka grumbulluar 12 pikë dhe renditet në vendin e katërt./IndeksOnline/