Kosova ua sheh hajrin çikave xhudiste, ja çfarë ndikimi patën medaljet e tyre për shtetin

Suksesi i Kosovës në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ ka bërë kurioz qindra-mijëra njerëz në botë për të njohur më tepër shtetin tonë.
Përpos në rrjetet sociale, enciklopedia ‘Wikipedia’ ka qenë jashtëzakonisht e vizituar nga opinioni botëror, shkruan Indeksonline.
Numri mesatar i njerëzve që kërkojnë informacione për Kosovën në ‘Wikipedia’ është 6,000.
Por në ditët kur Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta, mbi 26,000 njerëz, klikuan ‘Kosovo’.
/Indeksonline/
