Kosova vendin e parë në Ballkan, 100,000 euro për medalje të artë olimpike, Shqipëria 82,000

Kosova ka qenë shumë e suksesshme në dy paraqitje në Lojërat Olimpike, falë sportit të xhudos.
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar medalje të arta.
Sipas ligjit të Ministrisë së Sportit, medalja e artë olimike shpërblehet me 100,000 euro.
Nga vendet e rajonit, Kosova ka shpërblimin më të madh.
Vendin e dytë e zë Shqipëria. Zëdhënësja e Komitetit Olimpik Shqiptar, Luna Methasani konfirmoi për Indeksonline se shteti shqiptar jep 82,000 euro apo 10 milionë lekë të reja për medaljen e artë.
Atletët shqiptarë nuk kanë arritur të fitojnë medalje olimpike deri tani.
Kjo është lista e shpërblimeve nga shtetet e Ballkanit për kampionët olimpik.
Kosova – 100,000 euro
Shqipëria – 82,000 euro
Serbia – 50,000 euro
Mali i Zi – 35,000 euro
Kroacia – 27,600 euro
Bosne dhe Hercegovina – 2,300 euro