75 Mall Live Search
21:28 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosova vetëm një fitore larg Botërorit

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll është kualifikuar në finalen e “IHF Trophy Intercontinental”.

Kosova në gjysmëfinale ka fituar ndaj Paraguait me rezultat bindës 35: 27, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 19:14. Në këtë grupmoshë Kosova edhe dje ka fituar ndaj Nigerisë me rezultat 35:31.

Të dielën (nesër) me fillim në orën 18:00, Kosova luan në finale me Taipein Kinez, kombëtare të cilën e ka mposhtur në ndeshjen e parë.

Në rast fitoreje, Përfaqësuesja e Kosovës do të kualifikohej për Kampionatin Botëror të hendbollit për U21, që do të ishte sukses historik dhe pa dyshim më i madhi për hendbollin e Kosovës, por edhe sportet kolektive në përgjithësi.

Kampionati Botëror mbahet në korrik të këtij viti në Spanjë.