75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova zemra e Shqipërisë, ia nis edhe 60 operatorë policie

Policia e Kosovës është nisur drejt Shqipërisë sot me 60 operatorë shtesë.

Zyrtarët policorë kosovarë do të angazhohen kryesisht në kërkim-shpëtim.

“Edhe sot, më 28 nëntor 2019, në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, nga Policia e Kosovës kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale.

Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim”,thuhet në njoftim./Indeksonline/