75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Kosova zgjedh trajnerin e ri, reagon Tahir Batatina

Gazetari Arlind Sadiku, sonte ka njoftuar se Franco Foda do të jetë trajner i ri i Kosovës.

Sipas tij, tekniku gjerman do të nis punën nga muaji i ardhshëm, në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Llapit Tahir Batatina, i cili kishte shprehur kandidaturën për trajner të Kosovës, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke konfirmuar se FFK-ja tashmë ka zgjedhur trajnerin e ri të ”Dardanëve”.

Ai ka postuar një fotografi së bashku me Presidentin e FFK-së, Agim Ademin, dhe i ka dhënë një mesazh futbollistëve kosovar.

”Urime dhe suksese trajnerit të ri i cili do emërohet së shpejti nga Kosova. Luanëve të Kosovës, djemëve më të mirë të këtij vendi iu them tri fjalë: luftë, angazhim dhe diciplinë sepse qytetarët e Kosovës duan kualifikim dhe rezultate.FORCA KOSOVA”, ka shkruar Batatina./IndeksOnline/