Kosova zhvillon ndeshjen e fundit, rrezikon ta mbyll Kampionatin Evropian pa asnjë fitore
Kosova U-18 në kategorinë e meshkujve është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian të Basketbollit për moshat nën 18 vjeç, shkruan Indeksonline.
Dardanët e rinj patë disa paraqitje të mira, mirëpo çaluan të fitonin njërën nga 4 ndeshjet e zhvilluara.
Kosova pati punë me përfaqësuese të cilat kanë shumë më shumë përvojë, por dardanët nuk u dorëzuan.
Përfaqësuesja jonë humbi ndeshjet ndaj Hungarisë (55:78), Suedisë (60:76), Austrisë (79:92) dhe ndaj Bjellorusisë (74:83).
Sot me fillim prej orës 19:30 Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë me ç’rast e mbyll edhe kampanjën në këtë kampionat./Indeksonline/