Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Çekinë
Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Çekinë që zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen.
Futbollistët do të marrin instruksionet e fundit nga trajneri Challandes, shkruan Indeksonline.

Edhe pse me mungesa, tekniku zviceran do të mundohet t’i mbuloj ato me një formacion ideal.

Ndeshja kundër Çekisë është më e rëndësishmja në historinë e Kosovës, pasi që fitorja do t’i hapte mundësinë për kualifikim.

Pas kësaj sfide, Kosova do të ketë përballë Anglinë në “Fadil Vokrri”. /IndeksOnline/









