75 Mall Live Search
17:01 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / C E

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shqipërinë, rikthehet Vedat Muriqi

Shqipëria dhe Kosova luajnë ndeshjen miqësore në “Elbasan Arena” para dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Dardanët dhe Kuqezinjtë do të ndeshen për herë të tretë që kur FFK u pranua me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Challandes i ka grumbulluar lojtarët në Durrës dhe sot kanë zhvilluar stërvitjen e radhës.

Në stërvitjen e sotme kanë marrë pjesë 21 futbollistë ku grupit i është bashkëngjitur edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Pas kësaj ndeshje, Kosova luan si mysafir i Sllovenisë dhe e pret në “Fadil Vokrri” Moldavinë. /IndeksOnline/