Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para përballjes me Spanjën

Kosova është duke zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Spanjën.
Dardanët janë duke kryer seancën stërvitore në stadiumin “La Cartja” në Sevillë.

Ndeshja do të zhvillohet po në të njëjtin vend, nesër mbrëma nga ora 20:45.
Skuadra e Challandes vjen pas humbjes me Suedinë me rezultat 0-3 në “Fadil Vokrri”. /IndeksOnline/