Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Bullgari, mungojnë dy sulmuesit titullar
Pas ndeshjes me Malin e Zi, Kosova ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Bullgarinë.
“Dardanët” po zhvillojnë stërvitjen e parë në stadiumin e CSKA Sofies. Futbollistët të cilët kanë luajtur ndaj Malit të Zi kanë bërë vetëm vrapime për 15 minuta, ndërsa pjesa tjetër po kryen seancën e plotë stërvitore, raporton IndeksOnline.

Në stërvitje vërehet mungesa e dy sulmuesve titullarë, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina. I pari pas lëndimit që pësoi ndaj Malit të Zi dhe i cili nuk do të jetë në gjendje loje, ndërsa Celina ka qëndruar në hotel për shkak të lodhjes.

Bullgaria dhe Kosova do të ndeshen të hënen me fillim nga ora 20:45. /IndeksOnline/