15:15 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kosova zuri vendin e tretë në gjysmëmaratonën ballkanike

Përfaqësuesja e Kosovës arriti sukses të mirë në gjysmëmaratonën ballkanike të atletikës, që u organizua në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kosova zuri vendin e tretë në konkurrencën ekipore.

“Në Kampionatin Ballkanik të gjysmëmaratonës e cila u mbajt më 16 shtator Sarajevë, Kosova zuri vendin e tretë në konkurrencën ekipore”, bëhet e ditur nga Federata Atletike Kosovës.Kosovën e përfaqësuan atletët Tirron Mamusha, Luljeta Zhegrova – Shala, Arbnore Berisha, Ilir Rrudhani, si dhe trajneri Hysni Hoti. Ky është i një sukses i madh për Kosovën.