75 Mall Live Search
22:28 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / Gj. Sh

Kosova-Zvicra në çerekfinale të Evropianit

Pas përfundimit të garave në grupe, janë përcaktuar çiftet çerekfinale në FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B.

Dardanët e rinj për herë të parë depërtuan në mesin e tetë më të mirëve.

Kosova kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë. Pikërisht ndaj kësaj të fundit pësuan humbjen e vetme që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Dardanët në çerekfinale do të përballen me Zvicrën.

Zvicra ishte e para në Grupin C, edhe pse kishte tri fitore e dy humbje, por me koshdallim më të mirë, pasi edhe Holanda, Austria e Danimarka kishte nga tri fitore e dy humbje.

Takimi do të zhvillohet të premten, derisa ora do të përcaktohet më vonë.

Fituesi i ndeshjes Kosova-Zvicra në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Letonia-Britania e Madhe.

Kjo është hera e parë që Kosova U20 hyri në mesin e tetë më të mirave. Njëkohësisht suksesi më i madh te gjeneratat e reja.