75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / Z S

KOSOVAMED HEALTHCARE dhuron paisje për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë

KOSOVAMED HEALTHCARE ka dhuruar paisje për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës.

Donacioni i pranuar përfshinë 2 OXYGEN CONCENTRATOR 5L dhe 3 INHALATOR (NEBULIZER).

Postimi i plotë:

Falënderim për donacionin e pranuar

Drejtoria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje të thellë për donacionin e dhuruar nga KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K . për QKMF “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.

Donacioni i pranuar përfshinë 2 OXYGEN CONCENTRATOR 5L dhe 3 INHALATOR (NEBULIZER), paisje të nevojshme për avancimin e shërbimeve tona

Ky kontribut është një mbështetje e rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve tona dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj qytetarëve.

Falënderojmë donatorin për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Së bashku ndërtojmë shërbime më të mira për komunitetin.