75 Mall Live Search
19:36 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / MSH

Kosovare Asllani i shënon gol Serbisë

Kosovare Asllani ka shënuar një gol të bukur ndaj Serbisë.

Në kualifikimet e evropianit për femra, Serbia është duke u ballafaquar me Suedinë, shkruan IndeksOnline.

Në avantazhin e kësaj të fundit ka kontribuar edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.

Asllani shënoi në minutën e 19-të, për të çuar rezultatin e ndeshjes në 2:0.

Aktualisht është duke u zhvilluar pjesa e parë e ndeshjes, me Suedinë që po udhëheq me rezultat të përgjithshëm 3:0./IndeksOnline/