75 Mall Live Search
09:52 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / G T

Kosovare Asllani kapitene e vërtetë, dje fitoi midis Serbisë me fanellën e Suedisë

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave ka shënuar fitore 2:0 ndaj Serbisë në kualifikimet për Euro Women, takim ky i luajtur në Leskovac, stadiumi “Dubocica”.

Në këtë ndeshje, luajti edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, shkruan Indeksonline

Asllani ishte kapitene në këtë takim dhe luajti vetëm deri në minutën e 62-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Suedi më 3 dhjetor të këtij viti./Indeksonline/