75 Mall Live Search
17:34 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosovare Asllani lutet për Florijanën e humbur

Futbollistja e Kombëtares së Zvicrës, Florijana Ismaili është zhdukur që nga e shtuna pasdite.

Rreth orës 16:30 ajo kishte hyrë në liqenin e Como-së, në Itali së bashku me një mik dhe më pas nuk është lajmëruar.

Futbollistja kosovare që luan për Suedinë, Kosovare Asllani ka bërë një postim ‘duke u lutur për Florjanën’.

Shteti zviceran ka nisur aksion për të gjetur trupin e Ismailit duke aktivizuar helikopterë, zhytës e zjarrëfikës. /IndeksOnline/